Një qytetar ka shprehur zhgënjimin e tij për shërbimin në spitalin Infektiv. Siç raporton për abcnews.al gazetarja Ema Shazivari, ai kërkon ta nxjerrë të afërmin që është i shtruar nga ky spital, pasi nuk është i kënaqur me shërbimin që po i bëjnë.
Qytetari shprehet se e ka sjellë dje në orën 11:00, ndërkohë që sot është duke bërë procedurat dhe do ta nxjerrë nga spitali me oksigjen.
“Dua të më thonë është mirë apo jo. Vetëm kaq. Ajo më thotë ‘ti mos më bëj telefon’. Si mos i them për njeriun tim. Dje e kemi sjellë në orën 11. Vijmë nga Kashari. Do e largoj nga spitali. Do i shërbej vetë. Jam i zhgënjyer. Po bëhet procedura dhe po ma zvarrisin. Unë nuk dua të humbas minuta. Do ta lëvizim me oksigjen”, thotë ai.
Ndërkohë, situata në Infektiv vijon të jetë e rëndë. Vetëm ditën e djeshme në këtë spital ka pasur 46 shtrime të reja. g.v/abcnews.al