Ministrja e Shëndetësisë ka dhënë lajmin për lindjen e trinjakëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Teksa uron një javë të mbarë Manastirliu thotë se duhet treguar kujdes për respektimin e masave anti-COVID dhe të shmanget lëvizjet e panevojshme.
“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Alteo, Arsli dhe Alesia shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ju uroj javë të mbarë dhe ju ftoj të tregoni kujdes për zbatimin e rregullave antiCOVID #maskë, #distancë, #higjienë dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme”, shkruan Manastirliu./mv.abcnews.al



