Zbulohet fabrika më e vjetër e birrës në botë

schedule10:17 - 15 Shkurt, 2021

schedule 10:17 - 15 Shkurt, 2021

Birraria më e vjetër e gjetur ndonjëherë është zbuluar nga arkeologët në jug të Egjiptit. Sipas ministrisë së Turizmit, vendi ka të ngjarë të datojë rreth 3.100 para Krishtit. Ekspertët besojnë se bira është përdorur në ritualet e varrimit mbretëror për mbretërit më të hershëm të Egjiptit.

“Ndoshta, fabrika e birrës është ndërtuar në këtë vend posaçërisht për të siguruar rituale mbretërore në strukturat e varrimit të faraonëve të parë të Egjiptit, përfshirë edhe gjatë flijimit,” u shpreh Matthew Adams. Besohet të jetë birraria më e vjetër me prodhim të lartë në botë, tha ministria në deklaratën e saj.

Arkeologët kanë zbuluar një fabrikë birre 5,000-vjeçare që mund të prodhojë mijëra litra birrë në qytetin e lashtë egjiptian të Abydos

Birraria mendohet se daton që nga koha e mbretit Narmer, i cili sundoi më shumë se 5 mijë vjet më parë. Arkeologët zbuluan për herë të parë ekzistencën e fabrikës së birrës në fillim të shekullit të 20-të, por nuk kishin qenë në gjendje të përcaktonin me saktësi vendodhjen e saj. /abcnews.al

Fabrika e birrës, e cila kishte një kapacitet prodhimi prej 22,400 litrash, u nda në tetë seksione secila me 40 enë balte të përdorura për të ngrohur përzierjet e grurit dhe ujit

Vendi, në Guvernatorin Sohag të Egjiptit, ka të ngjarë të datojë në rreth 3,100 para Krishtit, tha ministria e turizmit dhe antikave në një deklaratë të Shtunën

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!