Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, gjatë një konference për shtyp mbrëmjen e sotme, tha se në bazë të rezultateve të para të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, partia e tij ka shënuar fitore bindëse.
Rakiç deklaroi se Lista Serbe ka fituar të dhjetë mandatet në Kuvendin e Kosovës, të rezervuara për komunitetin serb.
“Kjo është fitore e unitetit serb, e harmonisë serbe. Kjo është provë se duam të mbetemi vetvetja”, tha Rakiç.
Ai shtoi se 99 për qind e qytetarëve të Kosovës nga komuniteti serb kanë votuar për Listën Serbe.
Në zgjedhjet e së dielës garuan Lista Serbe dhe dy nisma nga komuniteti serb.
Sipas rezultateve të deritanishme, Rakiq tha se Lista Serbe ka fituar pesë për qind më shumë vota sesa në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2019.