Kryemadhi i përgjigjet Ramës për videon nga Spanja: Batutat nuk kanë më asnjë vlerë

schedule22:23 - 14 Shkurt, 2021

schedule 22:23 - 14 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video, ku shihet trafiku në autostradë, teksa temperaturat janë nën zero.

Më herët kryeministri, publikoi një video të një autostrade në Spanjë, ku theksonte se edhe atje ka trafik për shkak të motit të keq.

Lexo edhe: “S’ka kripë për rrugët e bllokura”, Rama ironizon opozitën me pamjet e autostradës në Spanjë

Ndërkaq, Kryemadhi shprehet se Rama ka dështuar në çdo aspekt dhe se as batutat e tij nuk kanë më vlerë.

Postimi i plotë:

Batutat e Ramës nuk kanë më asnjë vlerë përballë krizave që e kanë gjetur shtetin të paaftë për t’u përgjigjur ndaj tyre. Qytetarët e dinë mirë se vështirësitë që ata përballen janë pasojë e paaftësisë së tij, premtimeve të pambajtura prej tij, mungesës së seriozitetit nga ana e tij.

Papunësia, pandemia, tërmetet, përmbytjet e shiut dhe ‘ngrirja’ e vendit prej borës sot, nuk do të kishin pasoja kaq shkatërrimtare nëse papërgjegjshmëria e tij nuk do të ishte reflektuar në papërgjegjshmëri të qeverisjes.

Ktheju punës, mbaji premtimet, çoji paratë për emergjencën civile, mos paguaj oligarkët por mbështet financiarisht qytetarët dhe mos prit të të lexojë njeri fatin, sepse ja ke shkruajtur vetë vetes. Më 25 prill, Shqipëria shtëpia e shqiptarëve.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!