Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj ka publikuar në rrjetet sociale një video të Nartës. Prej 40 ditësh e gjitha kjo zonë ndodhet nën ujë, ndërkohë që situata nuk ka parë përmirësim.
“Jemi që në 6 janar kështu. A ka shtet, a s’ka shtet”, thotë i revoltuar një banor.
Ndërkohë, Leskaj i bën thirrje pushtetit qendror dhe vendor.
“Narta 40-ditë e përmbytur. Ku është pushteti qëndror dhe vendor? Përse diskriminohen nartiotët e ndershëm dhe punëtorë nga kjo qeveri?”, shkruan Leskaj, krahas videos. g.v/abcnews.al