Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 urgjenca vetëm paradite në Infektiv, rritet numri i të shtruarve. Ulet mosha mesatare

schedule16:05 - 14 Shkurt, 2021

schedule 16:05 - 14 Shkurt, 2021

Nga Ajgena Korbi

Situatë më e qetë duket në oborrin e spitalit infektiv ku po trajtohen të sëmurë me koronavirus, por nuk është aspak e tillë në pavijonet e tij. 8 urgjenca kanë mbërritur deri në orën 11:30.

Pacientët me Covid 19 që kanë nevojë për ndihmën e mjekëve janë më të shumtë në numër dhe në moshë më të re.

Ditët e fundit sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të shtruarit në  katër spitalet Covid nuk kanë zbritur nën 500 ndërsa ata në terapi intensive nën 30.

Të afërm të tyre  ndonëse jo në fluksin  e fillimit të javës gjen duke dërguar sendet e nevojshme për familjarët pranë zonës së karantinës dhe në këtë ditë me mot të pazakontë për Tiranën.

Ndërsa personeli shëndetësor i kërkon të mbajnë distancë pasi numri i të infektuarve me koronavirus sa vjen e  po rritet.

Mbi 6 mijë e 600 raste të reja janë zbuluar nga rreth 24 mijë testime të kryera vetëm këtë javë ndërsa 83 persona për shkak të komplikacioneve të Covid 19 kanë humbur jetën.

Thirrjet e mjekëve për kujdes sa vijnë e shtohen pasi në Shqipëri dyshohet të kenë hyrë dy mutacione të koronavirusit. Ai i britanik dhe i Afrikës së Jugut./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!