10 cm borë bllokon Rinasin, avionët bëjnë ulje të detyruar në Bari gjatë orëve të natës

schedule12:54 - 14 Shkurt, 2021

schedule 12:54 - 14 Shkurt, 2021

Reshjet e dendura të borës që arritën në trashësi nga 7-10 cm, kanë bërë që aeroporti i Rinasit të mbetet i bllokuar përgjatë orëve të natës duke pezulluar fluturimet e planifikuara ndërkohë që nga ana tjetër disa prej tyre kanë bërë ulje të detyruar në Bari.

Një avion i kompanisë Air Albania e cila ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Verona drejt Rinasit u ul në Bari pasi bëri disa rrotullime në qiell.

Në një njoftim për media, Aeroporti i Rinasit bëri me dije se si pasojë e të njëjtave kushte atmosferike  parashikohen vonesa të pacaktuara edhe për fluturimet e ditës së sotme.

“Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00. Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike.

Do njoftojmë sërish për çdo ndryshim apo informacion tjetër. Faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Tirana International Airport.

Ndërkohë në përditësimin e fundit të bërë në mesditë, aeroporti njoftoi se janë fluturimet kanë nisur normalisht

“Vijojnë fluturimet normalisht nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Shënohen disa vonesa të vogla gjatë ditës së sotme dhe për çdo ndryshim, ju lutemi vizitoni oraret në kohë reale tek ëëë.tirana-airport apo kontaktoni kompaninë ajrore të udhëtimit. Faleminderit kush punoi dhe rrugë të mbarë kush udhëton,Tirana International Airport”, thuhet në përditësimin e fundit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!