Situata ne verilindje te vendit mbetet problematike për shkak motit të keq me reshje bore dhe erë të fortë, ku si pasojë ka sjellë bllokimin e disa akseve rrugore në këtë zonë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shumë akse rrugore që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Shishtavecin, Pukën e Hasin, janë të kalueshme me zinxhirë kurse një pjesë e madhe e rrugëve rurale janë të bllokuara.
Mjetet borëpastruese të bashkive dhe kompanitë sipërmarrëse janë në terren për të rivendosur qarkullimin. Në rrugën e kombit punojnë 10 borëpastruese, por herë pas here krijohen pengesa për shkak të stuhisë së borës.
Temperaturat mbeten në vlerat minus 8 gradë, ndërsa sipas shtabit te emergjencave civile nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike./abcnews.al