U gjobit për tubimin, Kryebashkiaku i Skraparit për ABC: Jam kujdesur që të respektohen rregullat

schedule11:40 - 13 Shkurt, 2021

schedule 11:40 - 13 Shkurt, 2021

Policia e Skraparit ka ndëshkuar kryebashkiakun i cili akuzohet për organizim të paligjshëm në kohë pandemie duke kundërshtuar masat kufizuese.

Sipas uniformave blu bëjnë me dije se kryetari i bashkisë Adriatik Memaj është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me masat anti Covid.

Në një prononcim për ABC kryabshkiaku është shprehur se është kujdesur që të respektohen të gjithë masat anti Covid.

Unë jam kujdesur që të gjithë të respektonin masat anti-Covid. Por nëse organet ligjzbatuese, kanë vendosur kështu, unë do të ndjek hapa të mundshëm ligjore lidhur me këtë çështje”, ka thënë ai.

Njoftim i plotë:

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Qarkut Berat, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Organizoi një takim kulturor në kundërshtim me masat anticovid, ndëshkohet me masë amdinistrative 1.000.000 lekë.

Shërbimet e Policisë Skrapar kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin A.M. zyrtar vendor, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 6 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.e.su./abcnews.al