Këtë të shtunë kanë dalë para trupës gjykuese gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të arrestuarit e tjerë dy ditë më parë në Krujë nga operacioni i SPAK.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se seanca po zhvillohet në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë të arrestuarit, mes tyre edhe avokati Aldo Tabaku, kryesekretarja e gjykatës Emanuela Mallkuçi.
Avokati i gjyqtares Enkelejda Hoxha, Ardian Visha ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, pasi sipas tij Hoxha ka babanë dhe një fëmijë të mitur.
LEXO EDHE: SPAK i vuri prangat, lirimet e bujshme që firmosi gjyqtarja Enkelejda Hoxha
“Enkelejda ka fëmijë të mitur, babanë e sëmurë, kërkojmë masë më të butë sigurie”, ka thënë avokati.
Operacioni i zhvilluar me urdhër të SPAK ku u arrestuan 10 persona u zhvillua pas informacioneve se gjyqtarja, avokati dhe bashkëpuntorët e tjerë po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari me vrasje.
Të arrestuarit në këtë operacion janë; Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, avokati Aldo Tabaku, sekretarja Manuela Mallakuçi, eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi, i dënuar Sajmir Petani, vëllai i të dënuarit Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.e.su./abcnews.al