Gazetarja Glidona Daci e ftuar në ABC përballë koleges Sibora Bitri ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dosjen e bujshme të SPAK që çoi në pranga 13 persona mes tyre dhe gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha si dhe faktoi një rast korrupsioni në QSUT.
Daci u shpreh se dyshja më kryesore në përgjime janë pikërisht Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku që kishin bashkëpunim të ngushtë me njëri-tjetrin. Të dënuarit që binin në ujdi me dyshen duhet të zgjidhnin si mbrojtje para trupit gjykues Tabakun në mënyrë që të kishin mundësi të takoheshin për të finalizuar marrëveshjen.
Sipas Dacit Tabaku është përgjuar dhe fotografuar në takime me familjarë të personave të dënuar ndërsa në disa biseda ai i kërkon familjarëve të dënuarit Gentjan Nezaj një shumë parash prej 15 mijë eurosh në këmbim të lirsë.
Tabaku dhe Hoxha e kanë pikasur faktin se ishin nën hetim në momentin hetuesit kanë kërkuar në QSUT kartelën e nënës së kryesekretares Manuela Mallkuçi, e cila ishte operuar nga mjeku Edvin Prifti në këmbim të një shume parash prej 2 mijë eurosh. (Lexo këtu përgjimet).
Nga ana tjetër avokati dhe gjyqtarja janë fotografuar së bashku në disa ambiente, duke bërë Pazar, ndërsa Hoxha është fotografuar edhe duke shkuar në shtëpinë e Tabakut.
“Dyshja më kryesore në përgjime janë avokati Aldo Tabaku dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Të paktën sipas SPAK këta të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdorin skemën: Që të dënuarit duhet të zgjidhnin si avokat Tabakun.
Ky i fundit është përgjuar dhe fotografuar në takime me familjarë të personave të dënuar. Familjarëve të Nezaj Tabaku i ka kërkuar 15 mijë euro. Kur kanë shkuar në QSUT për të marrë kartelën e mamasë së kryesekretares ata kanë kuptuar që drejtësia është vënë në lëvizje.
Në dosjen e prokurorisë janë edhe fotografitë të gjyqtares me avokatin bashkë duke bërë Pazar, ndërsa Hoxha është fotografuar edhe duke shkuar në shtëpinë e Tabakut”, tha Glidona Daci./mv.abcnews.al