Një 23-vjeçar që vrau foshnjën tre muajshe të së dashurës sepse i ngjasonte babait të saj biologjik, është dënuar me 18 vite burg. Davey Everson pretendoi se Millie-Rose Burdett ishte mbytur në Hertfordshire ndërsa nëna e saj, Kirsty Burdett e ndihmoi të mbulonte gjurmët e tij.
Foshnja kishte pësuar dëmtime të tmerrshme duke përfshirë trauma në kokë, fraktura në brinjë, thyerje të këmbëve dhe shtyllës kurrizore. Pasi u dërgua me urgjencë në spital, mjekët zbuluan se foshnja kishte pësuar gjakderdhje në tru.

Ai u dënua për vrasje dhe për mizorinë që ka treguar ndaj një personi nën moshën 16-vjeç. Ndërsa, nëna u dënua me të paktën 6 vite burg pasi kishte pretenduar se plagët në fytyrën e vogëlushes ishin shkaktuar nga rrëzimi, por në fakt i dashur i saj kishte qenë përgjegjës. /abcnews.al



