ABC ka siguruar dosjen në lidhje me disa nga bisedat e realizuara nga personat e arrestuar një ditë më parë nga aksioni i SPAK në gjykatën e Krujës ku mes të arrestuarve ishte gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku.
Në dosjen e përgjimeve të siguruar nga gazetarja Glidona Tabaku, zbardhen bisedave të realizuara të Gazmir Nezaj me eksperti psikiatriko – ligjor, Shkëlqim Korbi dhe me sekserin Isuf Tanuzin.
Më poshtë pjesë nga biseda të zhvilluara midis Gazmir Nezaj dhe eksperti psikiatriko – ligjor, Shkëlqim Korbi.
Nezaj: Më fal për shqetësimin jam miku i ….
Korbi: I kujt?
Nezaj: Dash Umurit.
Korbi: Po
Nezaj: Dashi më dha këtë numër dhe erdha me të takuar jam tek zyra, por qenka e mbyllur
Korbi: Nuk e kemi zyrën aty
Nezaj Desha të të takoj
Korbi: Hajde pas spitalit.
LEXO EDHE: Operacioni i bujshëm në Krujë, SPAK jep detaje për 10 arrestimet: Mes tyre gjyqtarja dhe avokati
Pas komunikimit me mjekun psikiatër Nezaj e zhvillon bisedën me Isuf Tanuzin që njihej si sekser.
Pjesë nga Komunikimi:
Nezaj: ne rregull, t’honën më kanë thënë se e ka gjyqin se ça mi ngatërron ca budalliqe ky thuaj atij prokurorit ta marrë ky prokuror, do tip arnauti ky, ky avukati a kupto.
Tanuzi: Ditën e hënë e ka
Nezaj: Unë sdi ca me i thon a ke kupton, unë s;kam pse me shku atje, se unë shoku at bastard nuk e di se ca ka ngatërru fare, unë shkova e takova atë doktorin edhe ai m’tha vetë tha ti japim atij avokatit drejtim sa më shpejt, që tmarojm punë shpejt e shpejt se piva kafe me të dje.
Tanuzi: Me kë?
Nezaj: Me atë doktorin që ka ardh ktu a më kupto?
Tanuzi: aa mire
Nezaj: Aj mtha vetë tha, thuaj ti japin drejtim sa më shpejt a ke kupto?
Tanuzi: Po mirë mo n;daç, nesër osht e hon.
Nezaj: Jo jo, masnesër
Tanuzi:Pasnesër e lëmë e takojm ëtë honën në mjes, shkojmë herët atje n’Kruj, shofim
Nezaj: Po po, kur të duash ti, se t’i thom unë jepi drejtim, se unë me doktorin fola a ke kupto e gjithçka n’rregull vetëm me i dhon drejtim sa më shpejt ky a ke kupto, tha vet tha t’marojm pun mrena ktij muaji tha thuj atija tha ti japim drejtim shpejt e shpejt.
Ndërkohë një ditë më parë në kuadër të një urdhëri të dhënë nga SPAK është bërë i mundur arrestimi i 10 personave në Gjykatën e Krujës, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku të cilët dyshohet se po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari për vrasje.
Të arrestuarit nga ky operacion përveç gjyqtares dhe avokatit janë sekretarja Manuela Mallakuçi, eksperti psikiatriko – ligjor, Shkëlqim Korbi, Sajmir Petani, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.e.su./abcnews.al