Nga Jose Luis Inciarte – The Guardian
Ndërsa po shkoja drejt aeroplanit, shihja të fejuarin time, Soledad, duke qëndruar në ballkonin e aeroportit. Ishte data 12 tetor 1972, kur unë po fluturoja nha Uruguai për në Kili, për katër ditë, ku isha i ftuar nga miqtë e mi për të luajtur regbi kundër një ekipi të vjetër të shkollës së djemve. Unë isha i ftuar së bashku me shokun tim të ngushtë, Gaston.
Në bord kishte një atmosferë feste. Shkova të ulem pranë Gaton, por dikush ma kishte zënë vendin dhe zura një vend tjetër. Rreth 90 minuta pas fluturimit, avioni filloi të kishte probleme, ndërsa piloti filloi duke bërtitur. Aeroplani po shkonte drejt malit dhe pati një përplasje të madhe. Krahu goditi shkëmbinjtë. Unë vendosa kokën mes këmbëve dhe mbylla sytë. Isha i bindur që dot ë vdisja 24 vjeç.
Avioni rëshqiti poshtë malit, dhe kur u ndal mbizotëroi një qetësi absolute, pasur me thirrje për ndihmë. Para meje pashë një grumbull trupash, po pas meje asgjë. Pjesa e pasme e avionit ishte zhdukur, ndërsa pjesa ku unë isha ulur kishte rrëshqitur poshtë. Ne u hodhën në dëborë, por ishte aq thellë sa u kthyem përsëri në trupin e avionit, ku të gjithë u kujdesëm për të plagosurit. Ishim 27 të mbijetuar, 24 prej të cilëve nuk kishin pasur dëmtime. Unë kisha vetëm një plagë të vogël në gju.
Nata ra shpejt. Në errësirë ndjeva nxehtësinë e trupit të një djali tjetër, 19-vjeçarit Roberto Canessa. Ne e kaluam natën, duke u përpjekur ta mbajmë njëri-tjetrin zgjuar; ai kontakt njerëzor na mbajti gjallë.
Të nesërmen në mëngjes ndërtuam një mur me valixhe për të shmangur të ftohtin dhe dëgjuam një radio që kishim gjetur, duke pritur lajmet për shpëtimin tonë. Ne shkrinim borën në diell për të bërë ujë dhe ndamë racionet e pakta të ushqimit midis nesh.
Pas 10 ditësh dëgjuam lajmin e keq se kërkimi ishte ndalur. Duke mos pasur më ushqim, filluam të mendonim gjëra të çuditshme, të hanim mishin e ngrirë të miqve tonë të dashur. Pasi kaluan dhe 6 ditë, dëgjuam dëgjuam një tingull si 300 kuaj që vraponin drejt nesh. Një ortek i madh na varrosi nën shumë metra borë. Këmba e mikut tim Fito ishte mbi fytyrën time, duke krijuar një xhep ajri, por me kaq pak oksigjen ndjeva trupin tim të dorëzuar për vdekje. Pastaj Fito u ngrit nga bora nga disa të tjerë që i kishin shpëtuar ortekut. Mushkëritë e mia u mbushën me ajër. Ne gërmuam si kafshë për të shpëtuar të tjerët, por tetë prej tyre vdiqën.
Më 12 dhjetor, tre burra u nisën për të shkuar në Kili, që të kërkonin ndihmë. Njëri u kthye, por për mrekulli dy prej tyre, Roberto dhe Nando, kaluan Andet në këmbë për 10 ditë. Historia e tyre u tregua në një libër dhe më vonë një film.
Kaloi një javë dhe vendosa që nëse ndihma nuk do të vinte deri më 24 dhjetor, do ta lejoja veten të vdisja. Gangrena ishte zhvilluar në këmbën time të djathtë dhe unë kisha shumë dhimbje për të lëvizur dhe mezi haja. Kisha humbur 45 kg.
Dy ditë para se të isha gati t’i dorëzohesha vdekjes, në radio dëgjuam se ndihma po vinte. Pas 72 ditësh, tingulli i helikopterëve ishte muzika më e bukur. Përfundova duke kaluar 24 dhjetor duke pirë shampanjë, u bashkova me familjen time.
Në mal mbaja një fletore. Kam shkruar që nëse do të mbijetoja do të martohesha me Soledad dhe do të kisha familjen time. Kur u ktheva, unë vendosa energjitë e mia në familjen tonë dhe drejtoja një fermë. Megjithëse 16 prej nesh mbijetuam, familjet nga lagja jonë po vajtonin të dashurit e tyre që vdiqën në tragjedi, kështu që unë prita shumë kohë para se të ndihesha në gjendje të flisja.
Kur dola në pension, u ndjeva i gatshëm të rishikoja atë që kishte ndodhur. Fillova të shkruaj për miqtë e guximshëm që humba. Ata nuk arritën të jetojnë jetën e tyre, ndërsa unë isha me fat. Kam shijuar një jetë të gjatë me familjen time; tani është koha të reflektojmë mbi sakrificat që të tjerët bënë për ne./e.b-abcnews.al