E “liroi dorën fare”, çfarë konstatoi ILD për gjyqtaren e arrestuar dje nga SPAK

schedule11:48 - 12 Shkurt, 2021

schedule 11:48 - 12 Shkurt, 2021

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha u arrestua dje nga SPAK bashkë me avokatin Aldo Tabaku,sekretaren e Gjykatës së Krujës si edhe persona të tjera pasi dyshohet se po përgatisnin uljen e dënimit të të dënuarit Saimir Petani i arrestuar dhe dënuar për vrasje.

Por, Petani nuk ishte bëma e fundit e gjyqtares, e cila më herët kishte liruar edhe Indrit Doklen, Genci Tafilin dhe Hekuran Billën.

Hoxha ka liruar gjithashtu edhe Gentian Nezajn dhe Altin Skëndajn nëpërmjet një skeme korruptive sipas SPAK, për të cilën të dënuarit paguanin nga 6 deri në 12 mijë euro.

Lexo edhe: Pranga në sallën e gjyqit, kush ishte i dënuar që do të lironte gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Me ngritjen e organeve të reja të drejtësisë pas reformës, Hoxha filloi të “pulsojë” në radarin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë pikërisht pas vrasjes së Hekuran Billës në qershor 2020 te “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Lexo edhe: SPAK/ Avokati kërkonte, sekretarja vepronte, gjyqtarja firmoste: Si funksiononte skema e korrupsionit në Krujë

ILD ka hetuar gjashtë vendime të gjyqtares Hoxha duke arritur në konstatimin se ajo kishte kryer disa shkelje ligjore dhe proceduriale me dashje.

Mospërmbushjen e pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin; Veprime dhe sjellje të magjistratit që ka sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin, si dhe në mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal; mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal në dhënien e vendimit; Nxjerrja e akteve të paarsyetuara, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formë të arsyetuar“, konstaton ILD për shembull në lidhje me lirimin nga burgu të Hekuran Billës, para se ta vrisnin në Tiranë.

ILD ka hetuar edhe lirimin e personazheve të tjerë nga burgu nëpërmjet uljes së dënimeve me arsyetime të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!