Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Meta me ambasadorin e ri të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik e tregtar

schedule09:56 - 12 Shkurt, 2021

schedule 09:56 - 12 Shkurt, 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta këtë të premte ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta në këtë takim i ka uruar suksese në misionin e tij në Shqipëri për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy popujve dhe vendeve tona.

Kreu i Shteti theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive reciproke, në interes të qytetarëve tanë. Meta e falënderoi Ambasadorin për ndihmën e Rumanisë në përballimin e pasojave dhe rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.



Ndër të tjera Meta  i ka shprehur mirënjohjen Ambasadorit për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit në Bashkimin Europian.

“Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912”,  theksoi Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!