“Pallati i Flluskave” ka dalë në shitje për 300 milionë paund. Duket e çuditshme, por është kaq e mrekullueshme. Vila me dhjetë dhoma gjumi shërbente si shtëpi verore e stilistit francez Pierre Cardin, i cili vdiq në dhjetor 2020.
Cardin tha se ai ishte tërhequr nga prona për shkak të “formave të rrumbullakëta”‘, duke e quajtur atë “absolutisht sensuale”. Shtëpia u projektua nga arkitekti hungarez Antti Lovag në vitet ’70 dhe ishte ndërtuar midis 1979 dhe 1984.
Përbëhet nga një sallë pritjeje panoramike, një dhomë pritjeje dhe dhjetë suita. Çdo suitë ka hapjen e vet të madhe dhe të rrumbullakët për të lejuar të gjitha rrezet e diellit. Disa dhoma kanë edhe shtretër në platforma rrethore, thjesht për t’ju përshtatur arkitekturës. /abcnews.al