Gjobitja e LSI-së, Kryemadhi kërcënon Ramën: S’më ndalon as plumbi, nuk iki pa ta marrë hakun

schedule18:49 - 11 Shkurt, 2021

schedule 18:49 - 11 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pasi policia e Korçës gjobiti me 5 milionë lekë ish-deputetin Endrit Brahimllari për shkelje të masave kundër Covid-19. Nga Kavaja, Kryemadhi tha se në 25 prill nuk e ndalon as plumbi dhe se Edi Ramën do ta “kallin”.

“Sot u njohëm dhe më një vendim të një drejtori policie Fred Mara që i duket vetja se është politikan i madh se mund ta mbajë njëherë me PS e njëherë me PD mirë në Korçë. Më duket vetëm absurde por dhe guxim i madh.

Shumë mirë që ia ka vendos gjobën Endrit Braimllarit se nëse bënte 500 takime në ditë tani do bëjë 1500 takime në ditë, nuk do kthehet që ta shikojë më vajzën e vetë në Tiranë që e ka 1 vjeçe, por përkundrazi do rrijë atje mëngjes, drekë, darkë dhe nuk ka për të pushuar asnjë sekondë, jo vetëm Endriti por të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë.

Edi Rama dhe bandat e tij, i them se asnjëri nga ne nuk do të ikë nga kjo botë pa larë borxhin dhe pa marrë hakun e vet. Monika Kryemadhin as plumbi nuk e ka ndalon. Policët na përshëndesin rrugës dhe na thonë “Forca”, policia të mos gjurmojë anëtarët e LSI-së. Edi Ramën do ta kallim në 25 prill. Koha jote mori fund” tha Kryemadhi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!