Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj e ka cilësuar si një ndër fushatat më të vështira këtë të zgjedhjeve të 25 prillit për shkak të pandemisë.
E ftuar në studion e ABC, me gazetarin Endri Xhafo, Mehmetaj theksoi se janë mundur të respektojnë masat, ndonëse në partinë e tyre nuk kanë munguar as gjobat. Sipas saj prioriteti i tyre është shëndeti.
“Fushata në terren këtë herë ka një lloj ndryshimi dhe vështirësie për shkak të ruajtjes ndaj Covid. Kam përshtypjen që i kemi marrë masat në krahasim me partinë që është në pushtet. Jemi kujdesur që takimet të jenë në numra më të kufizuar. Kjo edhe na ka ndihmuar se na e ka bërë më të thjeshtë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët. Prioriteti ynë ka qenë shëndeti i tyre. Çështja nuk është sa masa do të marrim ne. Masat që merr shteti për t’ju përgjigjur kësaj pandemie.
Mund të gjesh zona të tëra në Shqipëri që nuk gjejnë të ri të moshës 30 vjeç e poshtë. Ne jemi tërësisht të vjedhur.
Qytetarët shqiptarë ve kanë provuar LSI dhe ka një opinion tek votuesit e saj. Që në momentin që vjen të kërkon votën ,mban edhe fjalën. Nuk kemi një ekonomi të qëndrueshme që të themi kaluam tranzicionin”, tha ajo.
Ish-deputetja u ndal gjithashtu edhe tek programi i LSI, ku prioritet i është dhënë arsimit. Mehmetaj theksoi edhe njëherë se do të rrisim me 5% buxhetin për arsimin.
“Ndjehem mirë që LSI si parti i shkon të merret me arsimin. Kemi punuar me seriozitet. Ne nuk e kemi parë pjesën e buxhetit të arsimit si shpenzim, por si investim. Do të rrisim buxhetin për arsimin në 5%. Ky buxhet do të shpërndahet për investim në cilësi dhe në infrastrukturë.
Ulja e kostos së studimeve në universitet. Përfshirja e praktikave të detyruara të punës. Kemi nevojë për profesionistë që i përshtaten tregut të punës”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse do të donin ta drejtonin Ministrinë e Arsimit kur të vijnë në pushtet, Mehmetaj tha: “Me kënaqësi si pjesë e grupit të punës do të donim patjetër që ta drejtonim. Po është e pavend që të flasim kaq herët për ndarje pushteti”. g.v/abcnews.al