Kryemadhi takon këshilltarin e Mitsotakis, kërkon transparencë për detin dhe njohjen e Kosovës

schedule16:13 - 11 Shkurt, 2021

schedule 16:13 - 11 Shkurt, 2021

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombërtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht deputet i Parlamentit grek dhe Këshilltar i Kryeministrit Mitsotakis, Anastasios (Tasos) Chatzivasileiou.

Burime nga LSI bëjnë të ditur se, gjatë takimit, Kryemadhi vlerësoi marrëdhënien e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, Kryetarja e LSI-së shprehu qëndrimin e LSI-së se marrëdhëniet tona duhet të intensifikohen duke u bazuar te transparenca dhe mirëbesimi, si themel për një marrëdhënie partneriteti që kontributon për paqe, siguri dhe prosperitet në rajon.

Kryemadhi vlerësoi gjithashtu respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve. Gjatë takimit ajo nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja e detit me Greqinë duhet të realizuar me transparencë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!