Në mënyrë që të keni sukses në karrierën tuaj, njerëzit duhet të dinë se çfarë duhet të bëjnë. Më poshtë ne do ju tregojmë disa këshilla për vetë-promovimin e suksesshëm.
Kaloni nga mburrja në informim
Filloni duke pyetur veten, cili është ndryshimi që dëshironi të bëni në botë? Kë dëshironi të ndihmoni dhe si do mund t’i ndihmonit ata? Mbase dëshironi të shëroni pacientët tuaj, të ndihmoni klientët tuaj të kenë më shumë siguri financiare, të ndihmoni komunitetin tuaj të jetë i sigurt ose të jeni model për familjen tuaj.
Vetë-promovimi nuk ka të bëjë me mburrjen, ka të bëjë me informimin. Bëhet fjalë për edukimin e drejtuesve të lartë, menaxherëve ose perspektivave për të ditur se çfarë mund të bëni për ta. Kaloni nga vënia e vëmendjes te ju tek kontributi që mund të jepni për të tjerët. Nëse e keni të vështirë të flisni drejtpërdrejtë për atë që keni bërë, atëherë tregoni një histori sesi i keni ardhur në ndihmë dikujt. Pasi njerëzit të dinë sesi mund t’i ndihmoni ata dhe kauzat e tyre, ata do të dëshirojnë të mbështesin punën tuaj dhe t’ju ndihmojnë të arrini misionin tuaj. Kështu që vetë-promovimi bëhet duke i ndihmuar ata që t’ju ndihmojnë të përmbushni qëllimin dhe misionin tuaj.
Zotëro planin tënd të kontaktit
Identifikoni sesi njerëzit duhet t’ju perceptojnë ju dhe cilët vendimmarrës duhet ta kenë atë perceptim. Kjo do të përcaktojë se kush duhet të dijë për ju dhe aftësitë tuaja, në mënyrë që ata t’ju mbështesin në arritjen e nivelit tuaj të ardhshëm.
Bëni një plan informimi për vendimmarrësit, që doni të dini për ju. Vendosni një orë çdo javë për t’u lidhur me influecer-at në organizatën tuaj, kështu që ju po kultivoni marrëdhënie me ta. Për të arritur drejtuesit e lartë, hyni në kalendarin e tyre. Pyesni ata për iniciativat e tyre më të rëndësishme dhe kërkoni një urë midis punës që po bëni aktualisht dhe mënyrës se si mund të kontribuoni në funksionin e tyre (ose në përgjithësi për kompaninë).
Bëhuni të qëllimshëm për sjelljen tuaj joverbale
Nëse keni marrë mesazhe të të tjerëve për të mos tërhequr vëmendjen ndaj vetes, ju mund të bëni pa dijeni qëndrime të trupit që ngushtojnë hapësirën që zini. Dije që gjuha e trupit dhe toni juaj duhet të komunikojnë jashtë atë që ndjeni brenda. Mendoni për fjalët që do të përshkruajnë sesi doni të shfaqeni në çdo ndërveprim. Dëshironi të jeni të sigurt dhe me ndikim? Bëni një sjellje që e përcjell atë.
Nëse jeni ulur në një karrige, merrni frymë thellë për t’u çlodhur dhe për t’ju ndihmuar të ndiheni më mirë. Pasatja uluni në karrigen tuaj më shpatullat mbrapa dhe kokën lartë. Mbani një qëndrim me krahët hapur dhe anuar nga tryeza e takimit. Kjo sjellje do të përcjellë lehtësinë dhe angazhimin tuaj.
Shmangni shprehjet dhe frazat mbushëse
Filloni të bëheni më të vetëdijshëm për fazat mbushëse që mund të jenë pjesë e gjuhës tuaj, të tilla si “e di se çfarë dua të them?. Jini më të vetëdijshëm nëse jeni duke përdorur një shprehje të shpejtë. Kjo e bën deklaratën tuaj të tingëllojë si një pyetje ose sikur nuk jeni i sigurt për të që thoni.
Frymëzoni të tjerët për vetë-promovimin tuaj
Mund t’ju duket e tepërt të flisni për arritjet tuaja, sepse mbase i bën të tjerët të ndihen keq për veten e tyre. Niveli i besimit ka shumë rëndësi. Nëse jeni të pasigurt, biseda për arritjet tuaja vjen si përpjekje për të provuar se jeni mjaftueshëm i mirë. Në të kundërt, kur jeni të sigurt në vetvete, ndarja e fitimeve tuaja krijon ngazëllim dhe frymëzim që tërheq të tjerët lart./e.b-abcnews.al