Sherri Agnelli-Conte me shumë mundësi do të ndjekë të njëjtën rrugë, që ndoqi edhe ai mes Ibras dhe Lukakut. Nga Italia mësohet se pjesa më e madhe varet nga raporti i gjyqtarit të katërt të ndeshjes, i cili ka qenë pranë dhe me shumë mundësi ka parë dhe dëgjuar gjithçka.
LEXO EDHE: VIDEO/ “Fute në b***ë”, Agnelli i kthehet keq Contes pas provokimit
Në rast se ai e ka vendosur në raportin e ndeshjes, FIGC pritet të nisë nesër shqyrtimin e çështjes për të dalë në një vendim përfundimtar, që varion nga paralajmërimi, deri në pezullim për disa ndeshje, diçka që do i rëndonte më shumë Pirlos.
Nga ajo që dëgjoi gjyqtari i katërt javë më parë u dënuan Paratiçi dhe Nedved. Në rast se gjyqtari vendos të mos e rendisë në protokoll këtë çështje, prokurori i FIGC ka të drejtë të ndërhyjë për një shtesë të mëtejshme të hetimeve. /abcnews.al