Një strukturë mbresëlënëse natyrore është formuar në Kazakistan. Mijëra njerëz kanë udhëtuar për në rajonin Almaty të vendit për të vizituar të ashtuquajturin “vullkani i akullit”. Struktura prej 45 metrash u formua nga një burim nëntokësor që hedh ujin lart, dhe për shkak të temperaturave nën zero ka krijuar një fenomen të tillë.
Uji i vazhdueshëm ka krijuar gjithashtu një shesh patinazhi natyror në bazën e tij. Një “vullkan” akulli u shfaq në të njëjtën zonë vitin e kaluar, por vendasit thonë se ky është më mbresëlënës. “Në përgjithësi, ky është ujë artezian që shpërthen nga Toka. Në verë gjithçka lulëzon këtu.“, shprehen banorët. /abcnews.al