Florent Hasani ka vendosur të ndërrojë ekip në këtë pjesë të dytë të sezonit dhe sot i është bashkuar zyrtarisht izraelitëve të Hapoel Kfar Saba.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi i njohur, që zbulon gjithashtu se anësori ka firmosur për 1 vit e gjysmë me klubin e ri. Hasani te Hapoel Kfar Saba shkon me parametra zero, pasi mbylli aventurën me hungarezët e Diósgyőr pas tre vitesh, kur kishte mbërritur nga Trepça 89 për 50 mijë euro.
Hasani ishte titullar stabël te Diósgyőr. Në këtë sezon 23-vjeçari zbriti 15 herë në fushë dhe nuk mundi të shënojë asnjë gol. Në aventurën e tij hungareze ai shënoi 10 gola. /abcnews.al