“Rama tradhtoi çështjen çame”, Doda në ABC: PDIU prezanton javën që vjen programin

schedule13:44 - 10 Shkurt, 2021

schedule 13:44 - 10 Shkurt, 2021

Partia Demokratike është duke shpalosur programin e saj të detajuar elektoral ndërsa PDIU do të flasë javës që vjen për pikat e saj kryesore për këto zgjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Mesila Doda në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC.

Zonja Doda u shpreh se PDIU synon Tiranën, Durrësin, Fierin, Vlorën dhe Elbasanin ndërsa shtoi se në të gjithë qarqet e tjera do të ketë përfaqësues.

E pyetur për faktin se kryeministri Edi Rama në një farë mënyrë është tallur me programin e PD, Doda tha: “Kemi një opozitë që sjell ofertën e saj, dhe dikush që mori pushtetin duke thënë tepsia e kusia. Sot thotë nuk do kem program. Ky të fyen sa hap gojën. Nëse ky vend do vuajë një mandat të tretë të Ramës do të jemi në një gjendje kolapsi.”

Mesila Doda theksoi se çështja çame është një nga pikat e marrëveshjes së opozitës ndërsa shtoi se do të përfshihet 360 gradë.

“Ka këndvështrime që mund ta plotësojnë ofertën tonë për qytetarët, nuk ka gjë që biem në kundërshtim me porgramin e opozotës.” Po ashtu, duke iu referuar krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi, Doda tha se situata është agravuar që të ketë mbyllje gjatë fushatës elektorale që të mos bëhet një fushatë thuajse normale.”

Mesila Doda duke folur për kryeministrin tha gjithashtu se sa herë që sillet në një mënyrë që ajo e cilësoi si rrugaçërore, elektorati i PDIU konsolidohet.

“Tradhtia çështjes çame e është bërë nga Edi Rama.” sb/abcnews.al/