Si të përmirësoni lëkurën e trupit tuaj, pas dobësimit apo lindjes

schedule12:18 - 10 Shkurt, 2021

schedule 12:18 - 10 Shkurt, 2021

Gratë që stërviten të paktën 2 orë e gjysmë në javë gjatë shtatzënisë, kanë më shumë mundësi të kthehen në peshën e tyre normale. Por ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme për lëkurën tuaj që të qëndrojë e tonifikuar siç ka qenë më parë. Duke ndjekur këshillat e ekspertëve, ju keni akoma shanse që trupi juaj t’i rikthehet gjendjes normale. Më poshtë ne do ndajmë me ju disa këshilla sesi ta tonifikoni lëkurën, pasi keni lindur apo keni humbur shumë peshë

1. Mbajeni dhomën tuaj të gjumit, të freskët

Besoni apo jo, ju duhet të filloni me cilësinë dhe sasinë tuaj të gjumit, sepse ndikon në shëndetin tuaj dhe gjithashtu në lëkurë. Janë katër gjëra që duhet të dini:

  1. Dhoma juaj e gjumit duhet të jetë sa më e errët
  2. Duhet të jetë e freskët. Temperatura ideale dot ë ishte 18 gradë Celsius
  3. Jo vakte të bollshme dy orë para gjumit
  4. Asnjë pajisje elektronike mos përdorni ndërsa jeni në shtrat

 2. Përdorni kremra me retinoide

Kremrat forcues mund të ndihmojnë që lëkura juaj të duket më e re, por mos harroni se duhet t’i aplikoni ato vazhdimisht për të marrë efektin që dëshironi. Derivatet e saj përfshijnë Vitaminën A, e cila rrit qarkullimin e qelizave të lëkurës.

3. Ecni 20 minuta çdo ditë ose kryeni ushtrime force

Qëndrimi aktiv është i mirë për gjendjen tuaj shpirtërore dhe mirëqenien e përgjithshme. Mban metabolizmit tuaj të lartë dhe ngop qelizat me oksigjen. Si rezultat, cilësia e lëkurës tuaj bëhet më e mirë. Mjekët rekomandojnë të ecni çdo ditë për 20 minuta. Në të njëjtën kohë, ushtrimet e synuara të barkut, nuk do t’ju ndihmojnë domosdoshmërisht të forconi lëkurën tuaj. Ato do t’ju ndihmojnë të zhvilloni më shumë muskuj.

4. Masazhohuni me vaj bajamesh

Përveçse qetëson lëkurën e thatë, vaji i bajameve mund të përmirësojë tonin e lëkurës. Përdoreni atë për të masaszhuar barkun. Gjithashtu mund të merrni ddhe kremra forcues gjatë kësaj procedure. Një studim tregoi se masazhimi i lëkurës ka një efekt pozitiv.

Si të bëni masazhin:

Shtrihuni në shpinë dhe ngrohni duart. Aplikoni vajin ose kremin. Duke përdorur pëllëmbën e dorës filloni masazhoni stomakun në drejtim të akrepave të orës, për disa herë. Pastaj masazhoni vijën qëndrore të barkut tuaj.  Vazhdoni të bëni masazh me presion të butë dhe rrethohuni nga kërthiza në drejtim të akrepave të orës. Masazhimi duhet të zgjasë 20 minuta.

5. Përdorni një mbështjellës lëkure

Nëse përdorni një mbështjellëse lëkurë në shtëpi, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë, veçanërisht gjatë ushtrimeve fizike. Ndiqni të gjitha udhëzimet dhe mos e përdorni mbështjellësin më shumë kohë sesa rekomandohet. Mund ta mbani 30-90 minuta, së bashku me kremra ose locione për forcim.

6. Mbani nën kontroll kolesterolin dhe kortizolin

Për të luftuar një problem të tillë të lëkurës, duhet të bëni gjithçka sipas një plani efektiv. Është gjithmonë mirë të kontrolloni nivelin e kolesterolit sepse kur ngadalësohet, barriera lipidike fillon të prishet dhe lëkura humbet lagështinë shpejt. Lëkura juaj duhet të qëndrojë e hidratuar, në mënyrë që të bëhet më e fortë.  Gjithashtu, kushtojini vëmendje nivelit tuaj të kortizolit sepse mund të tregojë sa të stresuar jeni. Ka prova që nivelet e larta të kortizolit mund të shkaktojnë një hollim dhe dobësim të lëkurës.

7. Hani një porcion me proteina çdo ditë

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e 2 porcioneve fruta, 2 porcione perime dhe 0.75 g proteina për kilogram të peshës trupore në ditë.

8. Praktikoni pastrimin me kafe

Specialistët sugjerojnë që masazhet me kafe mund të ndihmojnë në kullimin limfatik dhe në shtrimin e indeve të lëkurës në mënyrë që lëkura të bëhet më elastike dhe të përmirësojë pamjen e celulitit.  Nëse e kombinoni me retinol dhe karnitinë, kafeina rrit trashësinë e shtresës së sipërme të lëkurës. Asnjëherë mos përdorni llumin e kafes së përdorur për pastrim, pasi nuk dot ë japë efekt. Sigurohuni që të aplikoni kafe tradicionale, një ose dy herë në javë, në varësi të lëkurës.

9. Kushtojini vëmendje ngjyrës së urinës tuaj

Pini rreth 3.7 litra lëngje në ditë (burrat)  dhe 2.7 litra lëngje në ditë (gratë). Dhe pas përdorimit të tualetit mos harroni të kontrolloni ngjyrën e urinës tuaj. Normalisht duhet të jetë e verdhë e zbehtë gjatë gjithë ditës. Nëse është e verdhë e errët, atëherë duhet të pini më shumë ujë.

10. Mos përdorni dieta të rrepta

Duke torturuar veten me dieta të rrepta, nuk do të ndihmoni lëkurën tuaj të bëhet më e shëndetshme. Trupi ka nevoje për ushqim, përfshirë yndyrat e shëndetshme. Ekspertët thonë se dietat e tilla: si të hani vetëm karota dhe selino për 30 ditë, mund të jenë të dëmshme për lëkurën tuaj./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!