Sulmohet në fytyrë dhe duar nga një ari, skiatori shpëtohet nga një helikopter

schedule09:04 - 10 Shkurt, 2021

schedule 09:04 - 10 Shkurt, 2021

Një skiatorë në Alaskë u shpëtua nga një helikopter, pasi e sulmoi një ari kafe. Viktima ishte pjesë e një grupi që po ngjiteshin në mal për ski në Haines, Alaskë, sipas Rojës Bregdetare të SHBA. Burri pësoi disa dëmtime në kokë dhe në duar, nga sulmi që pati.

Ai kishte zgjuar pa dashje ariun ngjyrë kafe, i cili ndodhej në një gropë bashkë me të vegjlit e tij.

“Skiatori që u sulmua duhej të bënte si i vdekur, një ide e mirë në këtë lloj rrethane,” tha biologu shtetëror i kafshëve të egra, Carl Koch për CNN.

Për fatin e tij të mirë, një helikopter o Rojës Bregdetare e lokalizoi burrin dhe dy skiatorët e tjerë, rreth 10 milje në veriperëndim të Haines në një lartësi prej 1,600 metra.

Një notar shpëtimi i Rojës Bregdetare u ul për të vlerësuar gjendjen e burrit dhe më pas e mori atë në helikopter. Ai u dërgua për mjekim. Dy skiatorët e tjerë, nuk u sulmuan dhe i dhanë ndihmën e parë, e.b-abcnews.al