Kalo: Mos abuzoni, komiteti këshillon, ekzekutivi vendos

schedule08:21 - 10 Shkurt, 2021

schedule 08:21 - 10 Shkurt, 2021

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, reagon për situatën shqetësuese të krijuar nga koronavirusi.

Kalo përmes një postimi në në Facebook ka komentuar mbledhjen e kësaj të mërkure për të njoftuar masat e reja shtrënguese.

Mjeku është shprehur se vendimet e Komitetit diskutohen e kalojnë filtrin ligjor.

Kohë kovidiane…..10.02.2021….Të vërtetat shpesh bishtnohen sepse ato janë “pak të idhta”, për veshët e individëve dhe organizmave vendim-marrëse në këtë vënd, ose sepse me të abuzohet nga kedashësit apo keqbërësit ndaj progres-sjedhjes në këtë vend….Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së MShMS, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria e MShMS, për të debatuar e ndërmarë inisiativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti që funksionon mbi bazat e vullnetarizmin, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, pëpara se mbi bazën e tyre të meren vendime nga ekzekutivi…Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos…. mos abuzoni me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që…” Jepini Çezarit atë që i përket atij….E thënë shkurtazi e qartazi…. Together forever!!!” shkruan Kalo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!