Spektakli i natyrës, “vullkani i akullit” mbledh vizitorët

schedule22:33 - 9 Shkurt, 2021

schedule 22:33 - 9 Shkurt, 2021

Një “vullkan akulli” mbresëlënës është formuar në rajonin e Almaty të Kazakistanit dhe është atraksion për mijëra njerëz që vizitojnë vendin pavarësisht acarit.

I lartë 13 metra, ky “vullkan” formohet mbi një burim nëntokësor, i cili nxjerr ujë, por që ngrin menjëherë dhe ngre më tej kraterin.

Një vullkan më i vogël akulli ishte formuar në zonë dhe vitin e kaluar, por vendasit thonë se ky i këtij viti është i pari që spërkat vazhdimisht grimca uji nga hapja e sipërme që duket si tymi i dalë nga një vullkan i mbushur me llavë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!