Papa Françesku emëron gruan e parë si nënsekretare të Sinodit të Ipeshkvijve

schedule21:04 - 9 Shkurt, 2021

schedule 21:04 - 9 Shkurt, 2021

Papa Françesku ka emëruar një grua si nënsekretare e Sinodit të Ipeshkvijve për herë të parë.

Motra Nathalie Becquart, e cila është nga Franca, do të ketë të drejtën e votës në trupin që këshillon Papën dhe debaton disa nga çështjet më të diskutueshme në Kishën Katolike Romake.

Becquart ka punuar me sinodin si konsulente që nga viti 2019. Sekretari i përgjithshëm i trupit, Kardinal Mario Grech, tha se emërimi tregoi se “një derë është hapur”.

Ai vuri në dukje se vendimi pasqyron dëshirën e Papës “për një pjesëmarrje më të madhe të grave në procesin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kishë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!