Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Kosovës/ Prishtina mposht sërish Dritën, festojnë Llapi e Drenica

schedule16:18 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:18 - 9 Shkurt, 2021

Prishtina, Drenica dhe Llapi janë kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Kosovës. Prishtina-Drita ishte dueli më i fortë i ditës së sotme. Bardhekaltrit mposhtën kampionët në fuqi në finalen e Superkupës (23 janar) dhe të njëjtën gjë bënë edhe sot.

90 minutat u mbyllën pa gola, teksa Laurit Boshnjaku realizoi golin e kualifikimit në minutën e 106-të. Drita mbeti me 9 lojtarë në shtesa. Erjon Vucaj dhe Vladica Brdarovski u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutat e fundit.

Në fund festë për Prishtinën, që triumfon sërish ndaj skuadrës nga Gjilani. Pa gola u mbyllën edhe 90 minutat e përballjes Llapi-Ballkani. Damir Ljuljanovic u ndëshkua me të kuq në minutën e 75-të dhe miqtë nga Suhareka mbetën me një lojtar më pak.

Gjithsesi, Ballkani rezistoi dhe ia doli të mbajë portën e paprekur edhe në 30 minutat shtesë. Skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku Llapi u tregua më i saktë dhe siguroi kalimin në 8 më të mirët e Kupës. Feston edhe Drenica.

Kuqezinjtë nuk u përmbajtën përballë Ulpiana, kundërshtar që e mposhtën 4-0. Donald Rapo dhe Baton Zabërdha tundën rrjetën kundërshtare në pjesën e parë. Ky i fundit realizoi një tjetër gol në fraksionin e dytë të takimit, teksa golin e gjeti edhe Kreshnik Uka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!