Interi ka nesër në Torino misionin e vështirë për të kthyer humbjen 1-2 të ndeshjes së parë me Juventusin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Para kësaj ndeshje foli trajneri zikaltër, Antonio Conte. Ai e di mirë se nesër duhet një ndeshje perfekte.
“E dimë se duhet të jemi krenaria e tifozëve tanë. Djemtë janë të vetëdijshëm se kushdo që e vesh këtë fanellë, duhet t’i bëjë tifozët krenarë, pavarësisht nga rezultati. Ky duhet të jetë misioni ynë.
Ne duhet të punojmë dhe ta përgatisim ndeshjen në mënyrën e duhur, kjo është gjëja më e mirë për të bindur lojtarët se mund ta fitojnë këtë ndeshje. Duhet të jemi të vendosur dhe të përpiqemi të jemi perfekt sepse ne mund ta mposhtim Juventusin vetëm me një paraqitje perfekte.
Juventus është një ekip shumë i fortë, që nuk ka nevojë për dhurata të caktuara, të tilla si ato që u bëmë në ndeshjen e parë. Do të duhet të bëjmë më mirë. Unë kam qenë futbollist, e di që mund të ndodhë të bëjmë disa gabime, por ne duhet të mësojmë prej tyre”, tha Pirlo. /abcnews.al