Është e zakonshme që puçrra të bardha të shfaqen në lëkurën e fytyrës tuaj, veçanërisht rreth syve. Disa njerëz i ngatërrojnë me aknet. Sidoqoftë përbërja e tyre është ndryshe dhe mënyra e trajtimit po ashtu është ndryshe.
Më poshtë, abcnews.al do ju tregojë se çfarë janë dhe si mund t’i trajtoni në kushte shtëpie.
Puçrrat e bardha rreth syve njihen si “cista milia”, por kur shfaqen në numër te madh njihen thjesht si “milia”. Këto lloj puçrrash mund të shfaqen te njerëzit e çdo lloj etnie dhe moshe, por ato janë veçanërisht të zakonshme tek foshnjat e porsalindura.
Gjithashtu shfaqen kur keratina grumbullohet nën lëkurë. Në të shumtën e rasteve, ato janë të bardha, por gjithashtu mund të kenë ngjyrë të verdhë dhe me diametër nga 1 deri në 2 milimetra. Në fakt, ato shfaqen deri në 50% të porsalindurve dhe zakonisht gjenden në ballë, faqe, hundë dhe mjekër.
Në përgjithësi, nuk shkaktojnë dhimbje, por ka njerëz që mund të vuajnë nga skuqje të lëkurës dhe acarim.
Çfarë i shkakton ato?
Në rastin e foshnjave të porsalindura, shkaku i saktë i tyre mbetet ende i panjohur. Shkencëtarët dyshojnë se foshnjat lindin me ta. Nga ana tjetër, te të rriturit, zakonisht lidhet me një lloj dëmtimi të mëparshëm të lëkurës, i cili mund të jetë:
- Plagët me flluska
- Djegie
- Dëmtimi afatgjatë nga dielli
- Përdorimi i zgjatur i kremrave steroide
- Procedura me lazer në fytyrë
- Humbja e aftësisë natyrore të lëkurës për të shtresuar (për shkak të plakjes)
Si të shpëtoj prej tyre?
Në shumicën e rasteve, milia nuk është serioze dhe do të zhduket vetvetiu për disa muaj. Ajo që ju duhet të dini është se nuk hiqen duke i shtypur ato. Nëse përpiqeni t’i shtypni, do zhgënjeheni dhe si rezultat do të keni vetëm një fytyrë të kuqe, të irrituar dhe më shumë mundësi të infektuar.
Ndërsa nuk ka ndonjë trajtim specifik për të eliminuar milian, ka disa gjëra që ju mund të bëni në shtëpi që mund të ndihmojnë si për t’i parandaluar ato:
- Pastroni zonën e prekur çdo ditë me një sapun të butë.
- Përdorni avull për të hapur poret tuaja.
- Shmangni ekspozimin e tepërt të diellit dhe përdorni krem mbrojtës
- Shmangni kremrat e trashë ose produktet me bazë vaji./e.b-abcnews.al