Një adoleshent 17-vjeç theu këmbën pasditen e sotme duke u ngjitur në malin e Murganës, mbi fshatin Sotirë në Dropull, pranë kufirit me Greqinë. Grupi i alpinistëve kërkuan ndihmë, së cilës policia tha se iu përgjigj për ta transportuar 17-vjeçarin drejt spitalit të Gjirokastrës.
ABC ka siguruar pamjet e momentit kur alpinistët e zbresin të riun nga maja e majit, të mbështjellë duke e tërhequr, ndërsa njëri nga shokët i jep kurajo “hajde, edhe pak, edhe pak, arritëm”. Policia njoftoi se adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën./ db/Abcnews.al