Butrinti ka marrë vendin e parë në grupin B të Kategorisë së Dytë, pasi ka mposhtur ditën e sotme skuadrën e Gramozit me rezultatin e pastër 0-2. Veterani Mario Gurma ka debutuar me gol, teksa ka zhbllokuar sfidën. Llojaj në minutat shtesë e dërgoi topin në rrjetë për të dytën herë.
Labëria rivale, që nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, ka barazuar 0-0 në transfertë me Maliqin e vendit të tretë. Me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe takimi mes Tepelenës dhe Albpetrolit.
Këlcyra tregoi se është më lart se Delvina, duke fituar me rezultatin 0-1 në transfertë. Xhakollari shënoi në pjesën e parë golin e triumfit për skuadrën e tij. Goleada e vetme u regjistrua në sfidën Skrapari-Naftëtari.
Kjo ndeshja u mbyll me shifrat 1-4. Bufasi dhe Karakashi gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë për kuçovarët, kurse më pas realizuan edhe Koroveshi e Saraçi. Golin e nderit për Skraparin e realizoi Myftari. /abcnews.al
KATEGORIA E DYTË – JAVA 9 (GRUPI B)
Delvina-Këlcyra 0-1
Tepelena-Albpetrol 0-0
Maliqi-Labëria 0-0
Gramozi-Butrinti 0-2
Skrapari-Naftëtari 1-4