Si ta dekoroni shtëpinë? Ky është rregulli themelor që duhet të dini

schedule19:51 - 6 Shkurt, 2021

schedule 19:51 - 6 Shkurt, 2021

Çdo gjë ka sekretet e veta. E njëjta gjë vlen edhe për dekorimin. Në fakt, siç theksojnë ekspertët, dekorimi ka rregullin e tij themelor, të famshmin “60-30-10”.Çfarë është ky rregull dhe si arrin të sjellë ekuilibër në dekorin e shtëpisë?

Rregulli ka të bëjë me raportin e duhur të ngjyrave në të gjitha hapësirat dhe jo vetëm në mur, por edhe në mobilje dhe madje dekorime. 60% është ngjyra kryesore e dhomës. Kjo i referohet hijes që do të pikturoni muret por edhe sipërfaqeve të tjera të mëdha, të tilla si divanet, qilimat, madje edhe perdet.

30% është ngjyra që do të mbulojë sipërfaqe më të vogla si mobilje të vogla, shtretër, karrige etj. 10% është ngjyra që i referohet kryesisht dekorimeve, siç janë pikturat, llambat, qirinjtë, jastëkët etj. Shmangni ngjyrat e ndezura si ato kryesore, sepse do t’ju lodhin. Aplikojini ato në sipërfaqe më të vogla ose si prekje dekorative. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!