ISHSH kontrolle për zbatimin e masave, 33 biznese të mbyllura prej datës 1 Janar

schedule18:38 - 6 Shkurt, 2021

schedule 18:38 - 6 Shkurt, 2021

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer disa inspektime në terren për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në një njoftim të bërë për mediat ISHSH bën me dije se në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në Tiranë u këshilluan 832 individë për mbajtjen e maskës dhe u monitoruan 181 subjekte të ndryshme për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga fillimi i vitit 2021 janë kryer 76 928 inspektime dhe monitorime në subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë. Ndërkohë një masë Administrative me gjobë dhe 33 vendime për mbyllje aktiviteti janë marrë për subjekte të cilët janë konstatuar në shkelje të ligjit.

“Inspektimet dhe monitorimet e inspektorëve shëndetësorë do të vijojnë pa ndërprerje në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve dhe individëve me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19”, njofton ISHSH./mv/abcnews.al