Një nga ankthet e prindërve, veçanërisht atyre të rinj është e qara e papritur e foshnjës së tyre. Por, sipas ekspertëve një zgjidhje për ta qetësuar fëmijën është përqafimi i nënës.
Një studim i botuar në revistën Current Biology analizoi se si një foshnjë e qetë fillon të qajë sa më shpejt që nëna e largon nga krahët. “Kjo përgjigje fëminore zvogëlon lodhjen e nënës dhe është e dobishme për të dhe për foshnjën.“, tha Kumi Kuroda, i cili drejtoi studimin, shkruan abcnews.al
Ndër të tjera, studiuesit zbuluan se rrahjet e zemrës së foshnjave ngadalësoheshin sapo nënat e tyre i merrnin në krahë dhe ndalonin të lëviznin me nervozizëm. Pra, mos kërkoni një zgjidhje të komplikuar, mjafton një përqafim. /abcnews.al