Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mjeku i njohur anestezist merr dozën e dytë të vaksinës, Manastirliu: E lumtur që është më i mbrojtur

schedule17:11 - 6 Shkurt, 2021

schedule 17:11 - 6 Shkurt, 2021

Mjeku Ilir Ohri ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foton e tij në rrjetet sociale duke deklaruar se është e lumtur që ai është sot më i mbrojtur teksa e vlerëson për kontributin e tij nën “mantelin” e bardhë.

“Jam e lumtur që prof. Ilir Ohri, mjeku i rrallë i frymëzues për disa breza të mjekëve anestezistë në Shqipëri dhe me një kontribut të paçmuar në shërbimin delikat të reanimacionit në #QSUT, është sot më i mbrojtur nga COVID19 pasi ka kryer dy dozat e vaksinës #antiCOVID në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu.

Procesi i vaksinimit për dozën e dytë të vaksinës nisi javën e shkuar me kreun e qeverisë Edi Rama dhe më pas me bluzat e bardha që morën dozën e parë në fillim të janarit./mv.abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!