Bypass-i i Beratit, Demo: Do çlirojmë trafikun, s’ka më pluhur, por rritje të mirëqenies

schedule16:55 - 6 Shkurt, 2021

schedule 16:55 - 6 Shkurt, 2021

Punimet për by pass-in e Beratit po vazhdojnë me ritme të shpejta. Përfundimi i tyre në fund të vitit do të zgjidhë njëherë e mirë trafikun në rrugët e brendshme të qytetit. Sipas kryetarit të bashkisë Ervin Demo projekti do shërbejë dhe për të eksploruar qytetin.

Zgjidh një nga problemet më akute që ka qendra e qytetit duke filluar nga zona e ish markatës në drejtim të lagjes Uznovë. Vlera e projektit fillestar që është hapur nga FSHZH, ishte fillimisht 8 miliardë lekë të vjetra. Jo vetëm heq trafikun nga lagjet në qendër të qytetit. Projekti parashikohet dhe një korsi biçikletash dhe trotuarët të cilat do përdorin dhe vetë banorët e Beratit për një lëvizje po e quajmë piktoreske në qytet. Është projekt që fillon në Berat me shtrirje më të gjerë të rrjetit të korsive të biçikletave do shtrihet dhe më gjerë se 4.2 km” tha ai.

Kjo vepër do të afrojë më shumë me këtë qytet dhe banorët e dy bashkive të tjera të qarkut të Beratit. “Kjo nuk i shërben vetëm Beratit, por lehtëson dhe kalimin në mes të qytetit të banorëve të dy bashkive të tjera Poliçanit dhe Çorovodës me së paku 15-20 minuta”.

Gjithashtu do të rritet dhe cilësia e jetesë së banorëve të Beratit në aspektin shëndetësor dhe atë ekonomik. “Rrit vlerën e pronave që janë në të gjithë shtrirjen e këtij aksi të ri ku tani janë më të aksesueshme nga pronarët dhe ata që janë të interesuar për real statte. Hapen mundësi dhe për zona të reja për zhvillim me orientim turizmin. Rrit aksesin në qytet rrit cilësinë e jetës të banorëve të Beratit pasi do ketë më pak ndotje më pak trafik, më pak pluhur”.

Shtrirja gjeografike e këtij aksi në mes të luginës, në drejtim të malit Tomorit dhe në lagjet historike të Beratit do të zhvillojë dhe më shumë turizmin në këtë qytet të mbrojtur  nga UNESCO./ db/Abcnews.al