Dosja “Pecorelli”, prokurori me COVID-19, eshtrat në makinë janë mbetje njerëzore, të hënën ADN-ja

schedule16:45 - 6 Shkurt, 2021

schedule 16:45 - 6 Shkurt, 2021

Prokurori shqiptar që ka drejtuar hetimet nga fillimi deri të hënën duhet të respektojë karantinën sepse rezulton i infektuar me Covid 19. Brenda pak ditësh do të mësohet nëse këto mbetje njerëzore i përkasin Pecorelli-t. Mediat italiane publikojnë detaje të reja nga hetimet për zhdukjen në Shqipëri të sipërmarrësit italian Davide Pekoreli. Eshtrat e gjetura në makinë janë mbetje njerëzore, dhe vetëm të hënën do të mund të dërgohen në Itali për një krahasim ADN-je me vëllain e tij, pasi prokurori shqiptar është në karantinë pas infektimit me Covid.

Një kthesë e parë e rëndësishme në hetimet për zhdukjen në vendin tonë të Davide Pekoreli. Një muaj pas humbjes së gjurmëve të sipërmarrësit dhe ish arbitrit, mediat italiane kanë publikuar detaje të reja të hetimeve. Pikërisht nga hetimet e kryera në Tiranë, është zbuluar se eshtrat e gjetura në brendësi të automjetit të djegur të tipit Skoda Fabia, janë mbetje njerëzore.

Një detaj jo pa rëndësi, duke marrë në konsideratë se këto javët e fundit ishin hedhur disa hipoteza për mbetjet e gjetura në automjet. Mbetet fakti se vetëm 5% e një trupi njeriu ndodhej në mjet, pra misteri është ende i madh në këtë këndvështrim.

Brenda automjetit hetuesit kanë gjetur dhe disa objekte që i përkasin 45 vjecarit telefoni celular dhe një orë dore të cilat u identifikuan nga e dashura e Davides, kur ajo u mor në pyetje për herë të parë dhe të vetme nga policia shqiptare. Dicka ka lëvizur dhe për sa i përket misterit të mbetjeve njerëzore të bllokuara në Tiranë e që priten në Itali për provën e ADN-së, dhe për krahasimin me atë të të vëllait të sipërmarrësit.

Prokurori shqiptar – që ka drejtuar hetimet nga fillimi – deri të hënën duhet të respektojë karantinën sepse rezulton i infektuar me Covid 19.

Sapo të shkojë në zyrë ai do të firmosë të gjithë dokumentacionin dhe mbetjet do të dërgohen në Peruxhia, në mënyrë që rezultati të mësohet brenda javës së ardhshme. Brenda pak ditësh do të mësohet nëse këto mbetje njerëzore i përkasin Pekorelit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për telefonin celular, një bashkëpunim mes hetuesve shqiptarë dhe italianë të cilët po përpiqen të zbulojnë arsyet e djegies së automjetit të marrë me qira nga Pekoreli menjëherë pas mbërritjes së tij në 3 janar në aeroportin e Tiranës

Pista e vrasjes qëndron ende, por dhe ajo e largimit me dëshirë. Një ditë më parë e dashura shqiptare e Pekorelit iu drejtua avokatit Xhankarlo Viti që ta ndihmojë në këtë fazë delikate./ db/Abcnews.al