Kompania kineze Xiaomi ka zbuluar konceptin e një smartphone të ri me ekran të lakuar. Pajisja përmban një ekran “ujvarë” me katër lakime në çdo skaj. Siç shihet dhe në video, pajisja e re konceptuale nuk ka asnjë kornizë.
Në vend të kësaj, ekrani lakohet rreth katër skajeve, duke i dhënë asaj një pamje futuristike. Nuk përmban asnjë buton fizik, qoftë për të rregulluar volumin, asnjë port për kufjet apo për karikuesin të përputhshëm me USB, shkruan abcnews.al.
Meqenëse pajisja nuk duket se ka ndonjë buton, ka të ngjarë të përdorë të njëjtat butona anësorë virtual të ndjeshëm si Mi Mix Alpha. Në pjesën e pasme, pajisja konceptuese përmban një modul kamera drejtkëndëshe me një aparat fotografik dhe një blic.
“Forma e ekranit është një faktor vendimtar për përcaktimin e formës së smartphone-it të së ardhmes. Me përparimet e reja të Xiaomi, mundësi të reja janë krijuar me qëllim krijimin e një smartphone pa portë. Ky dizajn revoluzionar lejon që të gjitha anët e telefonit të mbulohen nga ekrani.”, është shprehur kompania. /abcnews.al