Sherri mes Ibras dhe Lukakut në derbin e Kupës vazhdon jehonën e tij, teksa ditën e djeshme suedezi është intervistuar nga hetuesit e FIGC për këtë çështje, ku dyshohej se ai kishte përdorur fraza raciste ndaj belgut.
Ibra në debatin me Lukakun kishte përdorur fjalën “voodoo”, e cila është magji e zezë afrikane. Këtë fjalë Zlatan e ka argumentuar se nuk është shprehje raciste, por ai di një histori të kaluar të Lukakut në lidhje me magjitë.

Kur belgu u largua nga Everton, klubi nga Merseyside zbuloi se ‘Lukaku ka kërkuar largimin për shkak se mamaja e tij pretendon se i kanë bërë magji të zezë’. Kështu Zlatan e ka ironizuar me këtë shprehje, duke mohuar pretendimet për racizëm.
Suedezit i është dashur të argumentojë është fjalën ‘gomar i vogël’ (little donkey). Edhe në këtë rast Ibrahimovic ka mohuar akuzat për racizëm, duke shpjeguar se në Angli këtë shprehje e përdorin për lojtarët që nuk kanë kontroll të mirë të topit.
Ai ka kujtuar edhe kohën me Lukakun te Manchester United, kur Zlatan shpërblente me para sulmuesin e Interit, sa herë ky i fundit bënte një prekje të mirë të sferës. Kështu, pritet që Ibrahimovic të mos dënohet për racizëm ndaj ish-shokut të tij të ekipit. /abcnews.al

