Gjatë një interviste për Fox News, Presidenti amerikan ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Majkell Kohen. Trump sqaroi se pagesat që bëri ish- avokati i tij nuk ishin nga fondet e fushatës, por nga paratë e tij. Ndërsa zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe deklaroi se Presidenti nuk kishte bërë asnjë shkelje dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.
Presidenti Trump, tha të mërkurën në një intervistë per Fox News se ishte ai, dhe jo fushata e tij e tij elektorale ne 2016, që pagoi paratë përmes avokatit të tij personal, Michael Cohen, por shtoi se nuk kishte dijeni për këtë gje në atë kohë.
Presidenti amerikan këmbënguli gjate intervistes se nuk janë përdorur fondet e fushatës për pagesat ndaj dy grave që pretendonin se kishin patur marrëdhënie me të.
“Nuk ka të bëjë me shkeljen e ligjeve për fushatat,” sqaroi Trump.
Nderkaq ish-avokati Majkell Kohen i kishte thene një gjykatësi federal të martën në Neë York se ai i bëri pagesat për dy gratë “me qëllimin kryesor për të ndikuar në zgjedhjen e zotit Trump” dhe se ishte kandidati presidencial që e kishte uirdheruar ta bënte këtë.
Dokumentet e paraqitura në gjykatë tregojnë se kompania e pasurive të paluajtshme e zotit Trump autorizoi pagesën prej 420 mije dollarësh për Cohen për punën e bërë prej tij që të blinte heshtjen e dy grave të cilat pretendonin se kishin patur marrëdhënie me kandidatin republikan. Faturat e rreme që thuhet se mund të jenë përdorur për të fshehur natyrën e pagesave mund t’i bëjnë prokurorët të fokusohen më tej te kompania e zotit Trump dhe tek fushata e tij.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët në një konferencë shtypi, tha disa herë se presidenti nuk kishte bërë asnjë shkelje dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë”. Sanders ka theksuar se, fakti që Michael Cohen ka pranuar fajin, nuk do të thotë se presidenti është fajtor. /abcnews.al