Sendet më me shumë pluhur në shtëpi që pak i pastrojnë

schedule17:24 - 5 Shkurt, 2021

schedule 17:24 - 5 Shkurt, 2021

Ju patjetër do të lexoni artikuj lidhur me sendet më të papastra në shtëpi, të tilla si telekomanda, tastiera e kompjuterit ose çelësat dhe pullat. Sidoqoftë, ka sende të tjera që janë po aq të papastra dhe automatikisht bëhen të rrezikshme sikurse shumica neglizhojnë për t’i pastruar ato.

Dhe nuk po flasim se sa të pista janë, por për studime të lidhura me to. Shikoni më poshtë se cilat janë ato:

Çelsat e dritës

Sipas studimeve përkatëse, një nga pjesët më të papastra të shtëpisë janë çelësat e dritës, veçanërisht të vjetrit që nuk kanë kapak. Imagjinoni këto janë vendet që të gjithë prekim shumë herë gjatë ditës për të ndezur dritën me duar të ndyra.

Çelsat, pra, grumbullojnë shumë mikrobe për këtë dhe duhet t’i pastroni rregullisht.

Vendi i mbeturinave

Kjo përfshin jo vetëm koshin e plehrave në kuzhinë, por edhe atë të tualetit që është shumë i rrezikshëm dhe një burim kryesor i mikrobeve. Në fakt, siç theksojnë ekspertët, muri prapa kovës është më i ndoturi pasi që janë të paktë ata që kujdesen ta pastrojnë atë.

Aparat kafeje

Sipas hulumtimit të botuar në Web MD, ekspresi i kafesë është objekti i pestë pa mikrobe në një shtëpi, pasi shumë neglizhojnë pastrimin e brendshëm të saj së bashku me enën.

Dekorime banjo

Të gjithë do të keni lexuar ose dëgjuar që në tualet ka shumë grimca të padukshme, kryesisht nga legeni që hidhen, ato pezullohen, ndërsa mund të ngjiten në çdo sipërfaqe të banjës, nga furça e dhëmbëve te dekorimet e vogla që mund të kanë në banjo.l.k/abcnews.al