Një studim ka treguar se kafeja mund të zvogëlojë mundësinë e humbjes së dëgjimit tek burrat. Studiuesit zbuluan se burrat që pinë të paktën një kafe në ditë kishin 15% më pak të ngjarë të humbnin dëgjimin sesa ata që nuk pinin.
Duke përdorur të dhëna nga pothuajse 37 mijë njerëz (burra dhe gra), studimi tregoi se kafeja mund të jetë e dobishme për dëgjimin, për shkak të vetive anti-inflamatore dhe antioksidantëve që përmban. Për më tepër, këto përfitime duket të jenë të njëjta, pavarësisht nëse kafeja e kafeinuar ose pa kafeinë, filtruar apo e pafiltruar.
Sidoqoftë, asnjë lidhje midis funksionit të kafesë dhe dëgjimit nuk u gjet tek gratë, për të cilën ekipi thotë se mund të jetë për shkak të ndryshimeve në fiziologji. Kjo sepse nivelet e larta të hormonit estrogjen (të cilin gratë e kanë më shumë në trupin e tyre) mbron nga humbja e dëgjimit në lidhje me moshën. /abcnews.al