Ish-kryeministri Fatos Nano, lideri historik i së majtës shqiptare mbrëmjen e sotme në një rrëfim për jetën politike tregoi momentet më të vështirë kur ishte në pushtet dhe kur mbeti vetëm dhe që i duhej të merrte vendime të forta. Ai ka treguar edhe një episod nga jeta politike si e braktisi ministri Neritan Ceka.
“Janë dy lloje, unë kam qenë në zyrën e kryeministrit deri në 2005, cdo 4 vite. Që do të thotë se 2-3 herët e para unë nuk kam arritur të shpalos programin, ishin kohë emergjencash, ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë agresive dhe më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekje për të shpërthyer burgun e Tiranës sikur ndodhi në mars 1998 tek ndjekja e brigadës ushtarake në Shkodër.
Kur ngele vetëm? Në momentin kur unë dhe Ndre Legisi po komunikonim pa ndërprerë ishte e nevojshme të prisnim, nga ora 9 e asaj mbrëmje, Ndreja thotë Neritani (Ceka) iku, ministri, si iku i them unë, më dorëzoi çelësat dhe telefonin dhe më tha ika unë se ra shteti dhe iku vërtetë.
Dhe unë vazhdoja me Ndrekën, derisa me ndihmën e Radio Kohës, bëmë një fushatë diversioni pozitiv dhe ndamë shapin nga sheqeri dhe arritëm ta kontrollonim. Sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr ministri, Neritani dhe më tha e zgjidhëm ne situatën. Në raste të tilla ngelesh vetëm” tha Nano në Opinion.
Por ku ndodhet Shqipëria sot? “Kemi kaluar adoleshencën e kapitalizmit. Me vrullin, frenimet, arritjet, dështimet, ëndrrat, rrëzimet, ringritjet dhe jemi në prag të sjellurit si adult, duhet të maturohemi, stabilizojmë shoqërinë, sistemin, institucionet dhe ekonominë” tha ai.
Gazetari: Në intervistën me Kryeministrin më tha që me Nanon kam një raport të mirë edhe për faktin, që ai është i vetmi që e di sa i vetmuar është të jesh në zyrën e Kryeministrit. Ju keni marr disa vendime shumë më të rëndësishme se sa kryeministri i sotëm dhe shumë kryeministra të tjerë, për arsye të momenteve historike që keni drejtuar qeverinë. Është e vërtetë që kur je në zyrën e Kryeministrit edhe pse je i rrethuar nga shumë njerëz vendimet duhet t’i marrësh i vetëm?
Nano: Në thelb është e vërtetë, sepse Kryeministri ose drejtuesi i një maxhorance qeverisëse, ka barrën dhe peshën e sëpatës së fundit. Sado të konsultohesh, sado të jesh i hapur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve vendimin e fundit e jep vetë. Ndërkohë askush nga të tjerët nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës, që ai e ka gjetur zgjidhjen, sepse nuk e ndjen përgjegjësinë e liderit. Në momentin e fundit do ta ndash vetë rëndësinë e veprimit, thellësinë e shtrirjes dhe impaktin.
Gazetari: Ka patur vendime të vështira?
Nano: Pa dyshim.
Gazetari: Kujton ndonjërin?
Nano: Janë dy llojesh. Unë kam qenë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë deri në 2005, pothuajse çdo 4 vjet. Që do të thotë 2-3 herët e para unë nuk kam arritur të shpalos programin, ishin kohë emergjencash, ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë më pak operuese , ishte agresive. Dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekjeje për të shpërthyer burgun e Tiranës siç ndodhi në Mars ‘98 tek situata në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të vjedhur armët. Do thuash kur ngele vetëm?
Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e burgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.
Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonat me Ndrekën, Ndreka më thotë: Neritani iku, ministri, Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.
Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë diversioni pozitive në mes të të rebeluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthen FNSH nga Shkodra.
Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën. Në raste të tilla ngelesh vetëm. Nivelin e përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër.
Fatos Nano ka treguar se në kur ishte në vitin e dytë të gjimnazit, është përjashtuar nga shkolla së bashku me një shok tjetër. Ndonëse për një arsye krejt banale, ai është dërguar për punë detyruese në uzinën “Partizani”, duke pohuar se veprime të tilla krijonin pakënaqësitë e para ndaj sistemit.
Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.
Gazetari: Çfarë bëre?
Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e persekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës.
Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e vërtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.
Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para , dhe fillova të mësoj rondelet…
Gazetari: Punoje realisht, 8 orë në ditë?
Nano: Po po, dhe na dhanë të drejtën të jepnim provimet për gjithë semestrin e dytë. Kishte një dajë ky shoku im, që ishte mësues matematike dhe fizike. Bëmë disa mësime më të dhe unë i mora të gjitha provimet 10. Kur u ktheva, mësueset u thonin të tjerëve: Ja duhet të shkoni të gjithë atje, shiko si kanë ardhur këta? Kjo e gjitha krijonte pakënaqësi.