Ndryshime dhe konfirmime te kombëtaret kuqezi të moshave. Alban Bushi vijon punën tek ekipi U21, e njëjta gjë edhe për Armand Damën te kuqezinjtë U15.
FSHF njofton rikthimin e Armando Cungut në stol. Shkodrani u nda me Laçin ditët e fundit të nëntorit të kaluar dhe tani do e shohim në stolin e Shqipërisë U19.
U20 i besohet Ilias Haxhirajt, teksa Ervin Bulku, deri në këtë moment ndihmës i Edi Rejës në kombëtaren e madhe, është trajneri i ri i Shqipërisë U17.
Ndryshime edhe në stolin e kombëtares U16 që do të ketë si trajner Agron Kërçovën. Këto janë vendimet e FSHF-së, pasi një procesi konsultimi.
Objektivi i përbashkët është rritja dhe përmirësimi i talenteve kuqezi, dhe furnizimi i kombëtares së madhe me sa më shumë të tillë. /abcnews.al