Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata festoi 34-vjetorin e lindjes. Ndryshe nga ç’mund të pritej, ishte Elvana që i bëri një dhuratë fansave në këtë ditë special.
Ajo lançoi një projekt të papritur me titull “Thirr”, duke i surprizuar të gjithë.
Mirëpo, një detaj i ka shpëtuar të gjithëve nga kënga e Elvanës. Në fund të videoklipit, ajo ka dhënë një mesazh të koduar ku shkruan “Loading” dhe më pas shfaqej data “03.2021”.
Me sa duket se surpriza nuk përfundoi këtu dhe në muajin mars këngëtarja do të sjellë projekte të reja. Në këtë mënyrë, fansat janë bërë edhe më shumë kuriozë./abcnews.al